Kronikë

I biri i dënuar si koka e grupit të drogës në Greqi, Gjykata e Fierit sekuestron 3 llogari bankare të nënës së tij në Shqipëri me vlerë 100 mijë euro

3 Korrik 2021, 09:59| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 10:03

  • Share

Gjykata e Fierit vendos sekuestro preventive për 3 llogari bankare me vlerë 100 mijë euro, në emër të një gruaje, djali i së cilës rezulton i dënuar në Greqi për trafik droge dhe koka e këtij grupi kriminal.

100 mijë eurot i ka depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, Lumturi Çervenaku, e ëma e Rando Hodollari, i cili ndodhet në burg në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.

Ky sekuestrim është kryer në kuadër të hetimeve nisur për pastrim parash dhe sipas gjykatës, ka të dhëna të arsyeshme që provojnë se këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga Rando Hodollari në shtetin grek.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?