ITALI- I ati i Enriko Aliajt, të riut shqiptar i cili u vra me plumb në kokë në Itali ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike për mediat italiane. Shpend Aliaj, babai i Enrikos thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllanë e tij dhe një mikun e tyre. Shpendi tregon se nata e zezë e 3 qershorit ku 20-vjeçaru humbi jetën ishte tërësisht aksidentale.
“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se djali tjetër po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”- tregon Shpend Aliaj , babai i Enrikos.
I ati i viktimës shton se në momentin kur ndodhi tragjedia, nuk ishte në shtëpi dhe nuk kishte dijeni për armën.
“Kur ndodhi tragjedia, nuk isha në shtëpi dhe nuk e di sesi ajo armë përfundoi në duart e djalit tim”.- vijoi ai.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Lojë që përfundoi në tragjedi, Nëna e 20 vjeçarit të vrarë në Itali flet për Report TV: Po luante 'ruletë ruse' me vëllain e shokët, qëlloi veten
G.MO//ReportTv.al