Gazetari Ilir Kadia dhe Sali Berisha

I biri iu emërua zv.ministër, ish- zëdhënësi i Sali Berishës reagon ndaj kritikëve: Shëndet të kenë, s’mund të jenë miq me mua

12 Nëntor 2020, 18:13| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 18:17

  • Share

Gazetari Ilir Kadia, i ati i Besart Kadisë ka reaguar për postin që ka marrë së fundmi djali i tij në qeverinë e Ramës si zv.ministër i Financave.

Ai shkruan se të gjithë kanë të drejtën e tyre të shprehen kundër këtij vendimi, por nuk mund ta shoqërojnë mendimin me fjalë fyese.

Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvëndës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir! Janë në të drejtën e tyre!  Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëhere nuk mund të jenë miq me mua!  Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, shkruan ai referuar të gjithë kritikave ndaj të birit i cili njëkohësisht mbante edhe funksionin si sekretar në Partinë Demokratike.

Veç të tjerash, mjaft komentues në rrjetet sociale i kujtuan Ilir Kadias edhe postin që ka mbajtur si këshilltar i ish- kryeministrit Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij në mandatin e dytë si dhe të gjithë oponencën që ka bërë gjatë qeverisë “Rama” vitet e fundit. / Tema

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marsel: 12/11/2020 21:02

    Besart Kadia eshte dukur we ne krye te te heres qe eshte djale me vizion po keta capaculat e Sales duan ta mbajne rinine te lidhur pas litarit te qenit te tyre.Bravo Besart se pranove se skam ndonje simpati per ty por jam kunder atyre qe srrine dotpa folur!Suksese!

    Përgjigju
  • Pelioni: 12/11/2020 18:57

    Urime z.kadia,zgjidhja është e juaja dhe vetëm ju vendosni,megjithatë do të thosha,profesioni për të cilin je investuar mbi gjithçka,qentë le të lehin,ndërsa Lulushi të mësojë tabelën e shumëzimit.

    Përgjigju
  • O tej: 12/11/2020 18:39

    Medemek Berishes po i bejne mutin nje nga nje

    Përgjigju
  • Eri: 12/11/2020 18:23

    Eshte nje fjale e urte popullore !Qenet le te lehin karvani ecen perpara!o gazetar quni yt ka bo nje zgjidhje te tija! Ti te jesh krenar me qunin tat.

    Përgjigju
    • Populli: 12/11/2020 18:52

      Edhe ne do jemi krenar si popull kur te vi dita qe fjala ç te mos ngaterrohet me q

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?