Themeluesi i Lëvizjes Pesë Yje është kritikuar gjerësisht për mbrojtjen e të birit ndaj akuzave të ngritura ndaj tij për sulm seksual. Beppe Grillo, pas bërjes publike të akuzave ndaj të birit për një sulm seksual ndaj një vajze në grup, publikoi një video në blogun e tij të njohur, nëpërmjet të cilave ai sulmoi mediat vendase për raportimin e tyre mbi rastin.
Djali 20-vjeçar i Grillo, Ciro, është akuzuar për përfshirje në një sulm seksual në grup gjatë verës së vitit 2019 në Sardenjë. Ndërkohë që prokurorët nuk ka vendosur ende nëse do të ndjekin akuzat kundër katër të dyshuarve.
Në video, Grillo deklaroi se çdo marrëdhënie seksuale në të cilin ishte përfshirë i biri ishte konsensuale, duke theksuar se për ngjarjen nuk kishte asnjë të arrestuar.
Komediani është komentuar gjerësisht për reagimin e tij, të cilin disa politikanë italianë e kanë etiketuar "seksist".
Ish kryeministri italian Giuseppe Conte, tha se ai e kupton "ankthin e Grillos si baba" por theksoi nevojën për të mbrojtur të tjerët në këtë çështje.
"Ne nuk mund të anashkalojmë që ka edhe njerëz të tjerë të përfshirë ... të cilët duhet të mbrohen dhe ndjenjat e të cilëve duhet të respektohen, në veçanti vajza e re," tha Conte në një deklaratë.
Debora Serracchiani, zëdhënëse në Partinë Demokratike, dënoi gjithashtu Grillo-n për përdorimin e ndikimit të tij për të "hedhur hijen e fajit tek një vajzë që denoncoi përdhunimin".
E ndaj videos ka reaguar edhe familja e 19 vjeçares. Zhurma e përhapur mbi videon mund të dëmtojë edhe më tej Lëvizjen Pesë Yjet shprehen mediat vendase, parti e cila ka shënuar një rënie të konsiderueshme së fundmi.
Partia e themeluar nga Grillo në 2009 mori më shumë vota në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të Italisë përpara se ish Kryeministri Conte të detyrohej për të dhënë dorëheqjen në fillim të këtij viti mes kritikave mbi planet e tij për trajtimin e fondeve të rimëkëmbjes së BE.