Ferdinand Shehu, ish-drejtor i ALUIZNI-t në Tiranë, përmes një padie ka çuar në Gjykatë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, pasi sipas tij i kanë kushtuar një dëm të madh ekonomik.
Në padinë e depozituar në gjykatën Administrative, theksohet se kjo drejtori i ka sekuestruar Shehut në vitin 2019 një llogari bankare afro 1.5 milionë euro, që më pas ia ka kthyer Gjykata pasi kanë rezultuar para që nuk kanë qenë produkt i aktiviteteve të dyshimta dhe kanë qenë të ligjshme. Ish-drejtori i ALUIZINI-t pretendon nga Drejtoria e Pastrimit të parave që t’i paguaj të gjitha kamatvonesat, për shkak se paratë do t’i investonte në bursë, dhe pretendon fitimin e munguar.
Më tej Shehu thotë se në momentin kur i është vendosur sekuestrimi i llogarive bankare, të cilën pretendon se e ka nga shitja e një hoteli , ai ka qenë ne një udhëtim jashtë vendit me familjen dhe i janë bllokuar të gjitha kartat.
Shehu arsyeton se bllokimi i kartave i kishte shkaktuar një udhëtim me shumë rreziqe familjes Shehu, për të cilat tashmë kërkon dhe dëmshpërblim.
”Paditësi Ferdinand Shehu së bashku me familjen në datë 01.08.2019 ka qenë jashtë shtetit me pushime. Paditësi ka pretenduar se ka provuar që të përdorë kartën e kreditit dhe ka konstatuar se kjo kartë ishte e bllokuar. Ai ka deklaruar se detyrimi për të kryer pagesa ndaj njësive akomoduese të prenotuara dhe për t’u kthyer në Shqipëri e detyruan të ndërmarrë me familjen një udhëtim me shumë rreziqe”, thuhet ndër të tjera në padi.
More Ferdinand,po ti na qenke i zgjuari i shekullit dhe inst.shteterore na qenkan budallenjte qe ti paske ndermend t'i terheqesh prej hunde ??!! Nje avokat i mire per DPPP,mund te argumentoje qe DPPP nuk ka asnje detyrim per t'i kthyer ndonje kamatevonese,pasi vete fakti qe ky pretendon fitim ne burse nuk eshte dicka e garantuar.Kur investon e luan ne burse nuk ka garanci,mund te fitosh,por dhe mund te humbesh.Kete e ke te shkruar /e zeza mbi te bardhe/ ne leter, ne cdo tranzaksion burse.E dyta,kur flet per pushimet,e pranojme qe kur te bllokohen kredit kartat,eshte veshtire te besh pagesa,por mos thuaj qe bete familjarisht nje //udhetim plot rreziqe//!Ju shkuat me pushime ne vende te qeta e te rehatshme,nuk shkuat as ne Afganistan,as ne Meksike,as ne xhungel.Dhe pagesen e ke bere ne nje fare menyre ,ndoshta ne cash,por ama nga pushimet me <<udhetim te rrezikshem>> nuk hoqe dore,i bere deri ne fund.
PërgjigjuKy ishte i pasur kur u vu drejtor i ALUIZN-it apo u pasurua më pas? Për hotelin që shiti a kish burim ligjor të ardhurash për ta ndërtuar? E cilës kohë qe gjykata që ia liroi nga sekuestroja, e para apo pas vettingut? Mos duhet rigjykuar çështja e tij për të shpëtuar taksat e shqiptarëve që mund t'i jepen si dëmshpërblim? Duket si hajdut i pangopur.
PërgjigjuKy shehu i pasur me duket qe esht cuni xhaxhit te tritan shehut apo cuni ish drejtorit te burgut 313 haki shehu Jan famoz keta shehleret e PD
PërgjigjuTy duhet te hapet dosja e shperdorimit te detyres ne periudhen kur ishe Drejtor te ANTA ne Rinas, pastaj te shikosh se cfare demi i ke bere shtetit ti hajdut me cizme.
Përgjigju