DIBËR- Teksa ditët kalojnë, shpresat për të gjetur gjallë minatorin Muharrem Plaku shuhen gjithnjë e më shumë. Sot është dita e pestë nën errësirën dhe lagështinë e minierës së Bulqizës, për 60-vjeçarin, i cili u bllokua pas një shembjeje shkëmbore të mërkurën e kësaj jave.
Prej 5 ditësh operacioni i kërkimit për nxjerrjen e trupit të minatorit të varrosur për së gjalli, ka dështuar, ndërsa kryetari i bashkisë Lefter Alla ka refuzuar për ditë me rradhë të sqarojë situatën dhe gjendjen e krijuar, por sot kujtohet të shkrujë në rrjete sociale ku duket se qan me lot krokodili. Përmes një postimi në rrjete sociale Alla "lutet" që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë.
Por sa janë mundësitë që ai të jetë gjallë pas 5 ditësh i mbuluar me gurë dhe minerale në galeri? Pse Alla nuk u përgjigj për ditë me rradhë dhe pse nuk reagoi më parë për të vënë në lëvizje forcat e shpëtimit? A ka vlerë një reagim i tij i vonuar në rrjete sociale, kur minatori është prej 5 ditësh në minierë?
Kujtojmë se puna e ekipeve është e pandalshme por me ritme të ngadalta për shkak se vijojnë të bien minerale. Ngjarja e rëndë është regjistruar më 15 shtator, ku 60-vjeçari me profesion teknik ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor. Në të njëjtën kohë me minatorin e bllokuar ishin duke punuar edhe 5 te tjerë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë, me dëmtime të lehta.
Sido qe te jete fati i ketij minatori,kjo galeri duhet mbyllur me pas,shteti duhet te nderhyje sepse shembjet vazhdojne dhe nje ngjarje e tille mund te perseritet.Pavaresisht se aty te drejtat e germimit i ka privati,shteti duhet te nderhyje patjeter,qe te mos lejoje nje abuzim te mundshem.Kjo galeri duhet mbyllur pergjithemone.
Përgjigju