Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll

18 Maj, 22:20| Përditesimi: 18 Maj, 22:34

  • Share

Një shqiptar dhe një hajdut nga skopia, kanë dhunuar brutalisht dhe më pas grabitur tre të moshuar në Greqi.

Grabitësi nga Shkupi, i cili kishte marrë me leje nga burgjet e Chanias por nuk ishte kthyer më në qeli, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, morën me qira një makinë në Athinë, i vendosën targa të vjedhura dhe më pas udhëtuan drejt fshatit Dorizë të Arkadisë.

Dy autorët hynë në shtëpinë ku jetojnë të moshuarit, dy gra dhe një burrë, të cilët i lidhën dhe i rrahën. Më pas, grabitësit u larguan duke marrë me vete 19.000 euro kesh dhe stoli me vlerë rreth 10.000 euro. Të dy autorët që janë me precedentë të mëparshëm penal në grabitje u arrestuan në pyll ku ishin arratisur.

Pas disa minutash, e moshuara 68 vjecare ka arritur të zgjidhet dhe ka njoftuar policinë. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?