Një i burgosur shqiptar në Gjermani është arratisur teksa po bëhej gati transportimi i tij në një tjetër burg. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në distriktin Baden Aargau.
Sipas mediave gjermane, 23-vjeçari shqiptar, po përgatitej që të futej në një automjet transporti për t’u dërguar në një tjetër burg.
Në këtë moment, shqiptari, edhe pse ishte i prangosur, mundi t’u shpëtonte autoriteteve gjermane dhe u arratis.
Policia gjermane ka publikuar një foto të tij, por nuk ka bërë të ditur identitetin.
23-vjeçari nga Shqipëria ka qenë i veshur me pantallona të zeza, xhaketë të zezë dhe këpucë të bardha.
Pavarësisht se nisi menjëherë një kërkim për gjetjen e tij fill pas arratisjes, nuk u bë e mundur gjetja e shqiptarit.
Sipas policisë gjermane, 23-vjeçari është i dënuar nga një gjykatë e shkallës së parë për krime kundër pronës, por vendimi nuk është i formës së prerë.
Policia gjermane, në thirrjen që u ka bërë qytetarëve që të denoncojnë nëse pikasin shqiptarin, nuk e konsideron atë një person të rrezikshëm.
Komente

Se policëve gjermanë u ikin të burgosurit gjatë transferit u ka ndodhur shumë herë e sidomos shqiptarët ja se polici e dobët profesionalisht ja se e korruptuar
PërgjigjuE kuptuam or teeeejjjjj
Nuk është rasti i parë që policisë gjermane u arratisen të burgosurit gjatë transportit sidomos shqiptarët ose polici e dobët profesionalishtë ose e korruptuar
Përgjigju