Shkëlqim Rusi, vëllai i Adem Rusit i cili, siç raportuan mediat greke, vari veten me lidhëse këpucësh brenda një furgoni të burgut në Greqi, hedh dyshime se nuk është vetëvrasje, por se ai është vrarë.
Në një komunikim me mediat, Rusi shprehet se i kishin thënë se i vëllai po çohej në spital për vizitë mjekësore sepse kishte pirë klorinë dhe pas kthimit në spital vari veten me lidhëse këpucësh, teksa pretendimet e autoriteteve greke ai i quan 'përralla".
Sipas tij, Adem Rusit i kishin mbetur vetëm edhe 3 muaj që të mbaronte dënimin, teksa akuzon për vrasje gardianët që e shoqëruan. Ai kërkon që trupit t'i bëhet autopsia në Shqipëri, pë rtë zbardhur shkaqet e vdekjes.
"Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e pa pranueshme është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin. Ai ka folur me të gjithë njerëzit dhe askush nuk e beson që është vetëvrasje, atë e kanë vrarë gardianët ata që e kanë shoqëruar. Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar. Kjo është një përrallë, që thonë autoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë. Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kanë thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di ç'të them. Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor. Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta", thotë ai.
Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ku Adem Rusi, sipas mediave greke i dha fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e këpucëve brenda një furgoni të burgut si kafaz, teksa po transferohej nga spitali i Amfisës për në burgun e Malandrinos.
Shkëlqim Rusi vëllai dhe Adem Rusi, viktima
Ngushellime familjareve dhe me vjen keq se jemi popull pa zot , te gjithe plerat si greket dhe italianet bejne cte duan se nuk ka kush u kerkon llogari , shteti jone ka mbaruar pa filluar akoma
PërgjigjuPo sna the perse dhe sa eshte denuar vellai. Ndoshta kjo eshte edhe arsyeja.
PërgjigjuPo ik o hu lëri të gjorët në hallin që i ka zënë...Se vetëm një hu si ty mund të bëj të tilla komente...