Ualter Dominguez dhe Marcelo Bielsa

'I çmenduri' Bielsa, trajneri grumbullon te Uruguai një futbollist amator

6 Maj, 18:41| Përditesimi: 6 Maj, 18:46

  • Share

Trajneri karizmatik i kombëtares së Uruguait, Marcelo Bielsa dëshmoi edhe një herë se mendon dhe vepron tërësisht jashtë kornizave të zakonshme.

Bielsa ka dërguar ftesat për miqësoren e ardhshme kundër Kosta Rikës dhe mediat lokale raportojnë se pjesë e saj është edhe një lojtar që në fillim duhet të ketë menduar se ishte një lloj shakaje e çuditshme ndaj tij, por në fund lumturia ishte e madhe.

Përkatësisht, Bielsa përfshiu në listën e kombëtares, e cila tradicionalisht është një nga më të fortat në Amerikën e Jugut, një sulmues amator krejtësisht të panjohur të quajtur Ualter Dominguez, për të cilin nuk ka shumë informacione.

Dominguez është pjesëtar i ekipit amator Juventud de Soriano, është 24 vjeç dhe këtë sezon ka shënuar 57 gola në 39 ndeshje; ndoshta edhe më shumë, pasi vetë Dominguez pranoi se nuk i ka fare këto të dhëna.

“Kam luajtur ndeshjet njëra pas tjetrës dhe nuk e di sa gola kam shënuar”, tha Dominguez për mediat uruguaiane.

Bielsa do të testojë disa futbollistë nga liga uruguaiane në ndeshjen e sipërpërmendur, por askush nuk e priste që një lojtar që luan futboll si amator të vishte fanellën e Uruguait. Sa për kujtesë, Uruguai e ka fituar dy herë Kupën e Botës, por jo më kot trajneri Bielsa quhet 'El Loco' (i çmenduri).

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?