Politikë

‘I dal në ëndërr natën’, kandidatja e re e Fierit i përgjigjet Gaz Bardhit me një video me shoqet: Do bëhem e famshme

29 Mars, 12:07| Përditesimi: 29 Mars, 12:40

  • Share

Kandidatja më e re e PS në listën e qarkut Fier, 27 vjeç, i është përgjigjur me humor akuzave të drejtuesit politik të PD në këtë qark.

Në një video, e rrethuar nga shoqet e saj, të gjitha vajza, Zegjine Çaushi thotë se në vetëm 3 javë kandidim është bërë shenjestër e Bardhit, por kjo do 'ti shërbejë për ta bërë figurë më të njohur.

“Goca e keni marrë vesh ça ka ndodh mi, ka filluar Gaz Bardhi të më përmend mua. Kjo do të thotë që do të bëhem e famshme tani. I kam dalë edhe në ëndërr. 3 javë në listë edhe shpërtheu Gazi. Mos e vrisni mendjen në 11 maj votoni 5, PS, votoni Zegjine Çaushi. E lini Gazin të merret me kënetën e vet”, dëgjohet të thotë ajo teksa vajzat që kanë pranë qeshin.

Zegjine Çaushi, 27-vjeç, është një nga të rinjtë që u përzgjodh në listën e PS të qarkut Fier përmes platformës "Deputeti që duam" dhe është promovuar rishtaz nga drejtuesja politike e këtij qarku, Belinda Balluku, e cila madje ka rishpërndarë në rrjetet e saj sociale videon e kandidates së re.

Një ditë më parë Gaz Bardhi akuzoi Caushin dhe të tjerë të lidhur me pushtetin për abuzime dhe përfitime personale, duke theksuar se fondet nuk shkuan për njerëzit e zakonshëm, por për familjarët e kandidatëve.

 

 

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/03/2025 03:27

    Fama moj Zegjine eshte me dy ane,per mire ose per keq.Me mire na sqaro, jane te verteta apo jo komentet e Bardhit, qe fondet qe duhet t'ju shkonin fermereve te Roskovecit, i kaluan nenes tende qe te bente bujtine?!

    Përgjigju
  • Marko: 29/03/2025 14:48

    E tmerrshme kujt I ofrohet mundesia me qene ne parlamrnt. Kjo qenka me rende se Muzaqi

    Përgjigju
    • Bond: 29/03/2025 19:07

      Sakt .

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?