Ledi Shamku, ish-deputete e PS dhe Matteo Salvini, ministër i Brendshëm i Italisë

‘I dashur Salvini’ ish-deputetja socialiste ‘sqaron’ ministrin: Kërcënimi s’është bërë nga shqiptarë, gabimet janë tipike italianësh

2 Dhjetor 2018, 20:11| Përditesimi: 2 Dhjetor 2018, 20:20

  • Share

Ish-deputetja socialiste Ledi Shamku me profesion pedagoge në Universitetin e Bolonjës, i është përgjigjur ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili tha dje se kishte marrë një letër kërcënuese nga shqiptarë.

Salvini shkruante dje në Twitter, se kërcënimi më i madh ishte për gramatikën italiane, duke ironizuar se letra ishte shkruar keq nga shqiptarët që ‘kërkonin’ t’a vrisnin.

Por duket se ish-deputetja socialiste ka qenë e vëmendshme ndaj mënyrës sesi është shkruar kjo letër dhe i rendit Salvinit, arsyet pse sipas saj, kjo letër nuk është shkruar nga shqiptarë.  Ajo thotë se një shqiptar nuk e ka në shprehi, as kur është i zemëruar as kur mallkon të thotë: Derr me brirë!

“Një shqiptar i zemëruar  nuk do të kishte shkruar "derr me brirë". Jo i dashur, këto nuk janë shprehjet tona lokale, "metafora derr me brirë" nuk është shqiptare, nuk është pjesë e gjuhës sonë. Kjo letër është shumë italiane, i dashur.”-shkruan Shamku.

Më tej, me nota humori, Shamku thotë se kjo letër sado e shkruar keq nuk mund të ndikojë tek marrëdhëniet Shqipëri-Itali.

“ Nuk do të jetë një letër e botuar në mënyrë të papërgjegjshme për të shqetësuar një bashkëjetesë prej dy mijë vjetësh dhe kalon mes dy popujve. Jo definitivisht! Unë do t'ju këshilloja të lexoni pak më shumë rreth Sociolinguistikës. Është një disiplinë që e bën njeriun më të mirë se sa është”, shkruan Shamku.

Përgjigja e plotë e Ledi Shamkut në facebook

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku i Shqiptarve: 04/12/2018 05:33

    Me sa kamë djeni familjarët e 84 personave të mbytyr në kanalin e Otrantos shumë vite më parë kanë depozituar një letër ankimimi ne Strasburg për të vënë përpara drejtësisë urdhëruesit e katastrofës së Otrantos. Pasi "drejtësia" Italiane e vuri përpara "përgjegjësit" kapitenin dhe nëntogerin. Ku kapiteni u dënua me 2 vjet dhe per sjellje të mirë bëri vetëm 4 muaj kurse togeri asnjë ditë burkë. Të cilët nuk treguan kur se kush i urdhëroj, kur dihet se zonja Piveti parlamentare dhe mike e ngushtë Salvinit i urejnë Shqiptarët në atë pikë sa që duhan ti zhdukin,sepse familjarët kërkuan një dëmshpërblim. Dhe tjetra familjarët presin akoma nga qeveria Italiane publikisht ti kerkohet falje për budallallëkun që u bënë shqiptarve në 97. Prandaj Salvini e bënë këtë që të mendojnë se Shqiptarët e meritonin mbytjen. Me respekte të gjithë stafit të report Tv.

    Përgjigju
  • Gezim: 03/12/2018 19:22

    Kesaj zonjes injorante te linguistikes,dhe giithe inioranteve te tjere qe komentojne ketu i ka shpetuar gjeja me kuptimplote,Salvini e sakteson mendimin e tij mbi letren.thote:demokrate dhe socialiste ne nuk ndalemi,duke lene te kuptohet se sipas tij ajo leter eshte shkruar nga demokratet dhe socialiste,duke qene se ai i perket Leges,dhe Di Maio 5yjeve.

    Përgjigju
  • emri: 03/12/2018 18:19

    Kjo zonja ka humbur nje rast te mire per te heshtur; i ka bere publicitet te panevojshem nje budallai me brire

    Përgjigju
  • Tironsi: 03/12/2018 17:40

    SI NUK RRIN ENE SHQIPTARET PA E TREGU INJORANCEN E VETE . POR BEJNE E SI TE ZGJUAR . SI TI MI LEDI SHAMKU QEKE I TOROLLAKE... SE ASGJE SKE KUPTU NGA LETRA... DO ME BO DHE LINGUiSTIK... DHI E ZGJEBOSUR E BISHT DREDHUR.SHIF PUNEN TATE DHE KERKO FALJE PER CDO DEM QE BEJNE SHQIPTARET NE ITALI....

    Përgjigju
  • Proka: 03/12/2018 12:38

    I hyri nga mbrapa kjo zonja. Hahaha,sa te ulet jane,italianet jane me decenie me krimele se Ne Shqiptaret. E kam thene dje qe nuk e kane shkruar Shqiptaret por armiqte tane qe ju pengon cdo gje Shqiptare.

    Përgjigju
  • s. s: 03/12/2018 10:50

    ok, dakort qe Salvini nuk di Shqip,po preblemi eshte qe edhe kjo profesoresha e bukur(Qe e paskam edhe ne Bologna), nuk di akoma Italisht!!!!Ku e ka shprehjen DERR ME BRIRE?Maiale-frocio-cornuto-jane tre fjale ofenduese te ndara-MAIALE-derr, FROCIO-pederast,CORNUTO-gruaja apo e fejuara te kane tradhetuar..jane frasa qe perdoren shume ne Itali edhe jo ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Toni: 03/12/2018 17:52

      Po të shikosh publikimin në faqen e saj në Facebook, zonja ka shkruar në italisht, jo në shqip. Për përkthimin ankohu me redaktuesit e lajmit, që sidoqoftë nuk kanë bërë ndonjë gabim kur thonë "derr me brirë", se nga italishtja, kur të tradhëtojnë, të kanë bërë me brire

  • Kuq e zi: 03/12/2018 10:24

    Edhe pse salvini nuk e ka botuar te gjithe letren shihet qarte se aty kercenohet edhe di maio Me qellim salvini se ka treguar fjalet e fundit qe te perfitoi vetem ai nga kjo reklame Pra ai qe e ka me keta te dy nuk eshte shqiptar por italian edhe pse perdor si vegel famen e keqe te shqiptareve (qe nuk eshte e para here qe perdoret per diversion)

    Përgjigju
  • Profi: 03/12/2018 07:19

    Nuk eshte detyre e kabinetit te tij per te hapur kurse analfabetizmi per italianet.

    Përgjigju
  • Arbër: 02/12/2018 22:52

    100 % e shkruar nga serbët!!! Ata e kan këtë shprehje në gjuhen e tyre "derr me brirë"...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?