Rebecca Cheptegei

I dashuri i hodhi benzinë dhe i vuri flakën, humb jetën atletja olimpike

5 Shtator, 09:27| Përditesimi: 5 Shtator, 09:39

  • Share

Atletja olimpike Rebecca Cheptegei nga Uganda ka ndërruar jetë pasi dashuri i saj e dogji me benzinë. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar Federata e Atletikës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e atletes sonë, Rebecca Cheptegei, e cila tragjikisht u bë viktimë e dhunës në familje. Ne si federatë dënojmë akte të tilla dhe bëjmë thirrje për drejtësi. Shpirti i saj u prehtë në paqe”, thuhet në postimin e Federatës së Atletikës.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur të dielën e 1 shtatorit, ku çifti thuhet se kanë debatuar për një pronë. Atletja pasi pësoi djegie në mbi 75% të trupit të saj.

Rebecca Cheptegei përfundoi e 44-ta në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, ndërsa në vitin 2022, 33-vjeçarja fitoi medaljen e artë për Kampionatin Botëror të Vrapimit në Mal dhe Trail në Chiang Mai, Tajlandë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?