Një shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar, ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjete sociale, ku shfaqet duke drejtuar një Benz Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës.
28-vjeçari Dorian Puka filmoi veten duke treguar targën e re ‘DO24 AMG’, që pasqyronte emrin e tij dhe markën luksoze të Mercedesit 80 mijë paund. Më pas postoi një video në TikTok, duke ngarë automjetin luksoz nëpër rrugët e Londrës, shkruan Telegraph.
I riu shqiptar ka ngjallur polemika për faktin se autoritetet nuk mund ta deportojnë sepse ka kërkuar azil. Ai nuk mund të largohet derisa çështja e tij të shqyrtohet plotësisht, një proces që mund të zgjasë muaj ose vite, duke pasur parasysh numrin e madh të apelimeve në gjykatën e imigracionit.
Shqiptari fillimisht ra në burg për 9 muaj në vitin 2016, dhe më pas u deportua vitin pasardhës, kur tentoi që të vidhte me forcë një pronë, por u pikas nga pronari përmes kamerës teksa ndodhej me pushime. Ai arriti që të hynte sërish në tokën angleze, ku kreu sërish një sërë vjedhjesh në Londër.
I riu shqiptar gjithashtu ka ‘ngacmuar’ Nigel Farage duke postuar një fotografi të tij duke ngrënë dhe pirë, së bashku me një imazh me Photoshop të udhëheqësit të partisë Reformiste që bën një shenjë miratimi. Farage e ka përshkruar atë si një “njeri të gabuar” i cili po “ecte kudo” nëpër autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar. Politikani Chris Philp, e quajti një “turp kombëtar” faktin që një kriminel i dëbuar mund të kthehet dhe të sfidojë hapur ligjin, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesë kontrolli mbi sistemin e imigracionit.
“Ky bandit shqiptar është burgosur, është deportuar, është rikthyer fshehurazi dhe tani po tallet me autoritetet në internet duke e valëvitur kërkesën e tij për azil si një kartë VIP. E megjithatë, disi, nuk është deportuar.”, tha ai.
Ministria e Brendshme deklaroi se nuk mund të deportojë individë derisa të përfundojnë proceset ligjore të kërkesës për azil, por theksoi se janë duke forcuar masat për largimin e personave pa të drejtë qëndrimi në vend.
Komente

brezi i dhim i demokracis
PërgjigjuJane kryesisht dy kategori qe vijne ne Britani, kategorija e ketij idioti me qellim drogen dhe vjedhje dhe njerez dembela qe kerkojne te jetojne me ndihma. Cdo vend ka jashtqitjen e vet, keto jane nje kategori shume e vogel ne krahasim me pjesen tjeter te Shqipetareve qe jane shume kontribues dhe mire te integruar ne Britani.
PërgjigjuSi shkoi basti per burgaxhinjte ne Britani or teeeejjjjj
PërgjigjuNga dallohet nje injorant pervecse nga mburja per nje teneqe 80 mije paund?! Nje aksident i rendomte dhe ai Mercedes behet si leter e zhubravitur.
PërgjigjuAh llum o llum qe na baltoset nje komb te tere. O rrace e felliqur qe nuk beheni ju, vetem krim e primitivitet perfaqesoni. Po cfare kusuri kane shpitaret e ndershem e punetore te identifikohen me ty o cipeplasur qe te ka vdekur turpi e del e njollos gjithe vendin?
PërgjigjuBudallalliku ska brir
Përgjigju