Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në 24 orët e fundit për shkak të shkeljeve rrugore.
Më konkretisht në prangat e policisë ka rënë V. A, 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.17, duke drejtuar mjetin tip Ford është përplasur me mjetin tip Honda, me drejtues shtetasin K.D., ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Gjatë testit të kryer nga ana e Shërbimeve të Policisë Rrugore është konstatuar që shtetasi i mësipërm ishte në gjendje të dehur.
Ndërkohë është arrestuar edhe A. G., 35 vjeç, banues në Kosovë, pasi në lagjen Nr.4 është kapur duke drejtuar mjetin tip Citroen në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.