Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka është vënë serish në pranga nga policia në kryeqytet, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Arrestimi i Gjokës është bërë gjatë natës së kaluar.
Shërbimet e policisë kanë dërguar në komisarit 62-vjeçarin e famshëm në Tiranë pasi dje në gjendje të dehur është përplasur me automjetin e tij, fatmirësisht pa dëme të mëdha. Edhe para 2 vitesh Aleksandër Gjoka u arrestua për të njëjtën akuzë. Ndërkohë, vetëm pak orë para aksidentit, Gjoka ka postuar një foto me ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, duke pirë alkool.
Postimi në Facebook i Aleksandër Gjokës
Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka u arrestua mbrëmë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, pasi u aksidentua, por fatmirësisht nuk mori lëndime. Ndërkohë, vetë këngëtari ka postuar vetëm pak orë para aksidentit nëj foto me ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon. Ata shihen me gota me alkool në dorë, ndërsa Gjoka shkruan në përshkrimin e fotos: "Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)"
Ky eshte kengetar i madh me nje ze te vecante. gjynah qe ka zgjedhur te jetoj neper lokale por gjithsesi eshte jeta e tij por si kengetar e vlersoj shume.
PërgjigjuKa zgjedhur te jetoj si halabak
PërgjigjuMos e lini me te hipe ne makin ky bq . Gjith diten e ke te dehur qe ne mengjes i dehur zdi ne cil bote eshte . Pse eshte kengetar nuk do te thot gje te marri njerz me qaf ! Po sikur te shkaktoj vdekjen e ndonje personi ? Nuk esht dhe ky si tjeter ?
Përgjigjukengetra ku?! eh c'nuk po na degjojne veshet ne keto kohera ..... ky dhe dashnori dikoja e ku e di une produkte te tranzicionit alla berisha ... keta jane banane nga ato qe vijne ne kontenieret e ekuadorit ...