Kronikë

I dehur në timon dhe me armë me vete, arrestohet 23-vjeçari në Lushnjë! Në pranga edhe një tjetër, shiste kokainë në doza

19 Shtator, 12:26| Përditesimi: 19 Shtator, 14:03

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës.

Denis Veliu, 23-vjeç u arrestua pasi përveçse drejtonte automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, mbante me vete edhe një armë sportive.

Kurse Orestian Shkurti shiste kokainë në doza. Policia i sekuestroi 12 të tilla.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. V., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjet 1 armë spotive pistoletë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-O. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi posedonte 12 doza Kokaine, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?