Një 42-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar. 42-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe nuk i ka ndaluar policisë, por është larguar me shpejtësi duke u rrezikuar jetën atyre.
Policia i ka kërkuar 42-vjeçarit, V. K., që të ndalojë në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, por ai është larguar. Pas ndjekjes 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë.
Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se ai e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.