Bayern Munich

I dehur në timon, ylli i Bayern Munich arrestohet nga policia

1 Nëntor 2022, 20:05| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 20:07

  • Share

Mbrojtësi francez i Bayern Munich, Benjamin Pavard është vendosur në prangat e policisë gjermane. "Bild" bën me dije se gjashtë javë më parë mbrojtësi është arrestuar nga policia, pasi është kapur i dehur në timon. Në gjendje të rëndë nga pija, Pavard e pësoi duke mos pasur më patentë.

26 vjeçari ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Nagelsmann, teksa Sky Sport tregon se ka qenë nën nivelin e tij në stërvitjet e fundit. Drejtuesit e Bayern pritet t'i vendosin edhe gjobë të majme sportistit, që ka thyer një nga rregullat e vendosur nga klubi, teksa ka rrezikuar jetën duke qenë i dehur në timon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?