Jetmir Daci dhe Eneida Pishkashi

I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit

17 Prill, 12:23| Përditesimi: 17 Prill, 15:58

  • Share

ELBASAN- Jetmir Daci, 44-vjeçari i cili në gjendje të dehur përplasi për vdekje 24-vjeçaren Eneida Pishkashi dhe plagosi anëtar të familjes së saj, është lënë burg në akuzën ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'.

Aksidenti rëndë ndodhi më 8 prill. 44-vjeçari nga Dibra, Jetmir Daci humbi kontrollin e makinës dhe përplasi 4 anëtarë të një familje, në një servis që ndodhet në anë të rrugës Prrenjas- Qafë Thanë, rreth 30 m larg korsisë së rrugës. Të plagosurit u transportuan në spitalin e Traumës, ndërsa 24-vjeçarja Eneida Pishkashi, ndërroi jetë në spital.

E reja qendroi prej 5 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën më 13 prill. 44-vjeçari ndonëse rezultoi i dehur kur shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua ditën që ndodhi ngjarja. Jetmir Daci është hetuar i lirë deri më 13 prill kur e reja fatkeqësisht humbi jetën pas 5 ditëve në koma.

Vetëm pasi 24-vjeçarja humbi jetën shoferi i dehur u vu në pranga.

Njoftimi i gjykatës

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut nё lidhje me ngjarjen e ndodhur nё qytetin e Prrenjasit, njofton se zhvilloi sot mё datё mё datё 17.04.2024, seancёn gjyqёsore pёr masёn e sigurimit qё i pёrket kёrkesёs sё paraqitur nga Prokuroria Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan, ndaj personit nёn hetim Jetmir Daci, me objekt “Vleftёsim ndalimi, caktim mase sigurimi”. Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan, me vendimin nr. 256 ( 61300-01208-13- 2024), vendim i cili nuk ka marrё formё tё prerё, me trup gjykues znj. Idush Maliqi vendosi: 
1. Vleftёsim tё ligjshёm tё ndalimit pёr personin nёn hetim Jetmir Daci; 
2. Caktimin e masёs sё sigurimit “Arrest nё burg” pёr personin nën hetim Jetmir Daci, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale; 
3. Urdhёrohet mbajtja nё paraburgim e personit nёn hetim Jetmir Daci; 
4. -Kundёr vendimit lejohet ankim nё Gjykatёn e Apelit tё Juridiksionit tё Pёrgjithshem Tiranё brenda 5 ditёve duke filluar ky afat nga e nesёrmja e njoftimit tё vendimit. 
5. U shpall në Elbasan më 17.04.2024

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?