TIRANË- Në shtator të vitit 2020, Komisioni i Vetingut, vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Administrativ Tiranë, Arjan Qafa, me argumentin se nuk justifikon pasurinë me burime të ligjshme të ardhurash. Arjan Qafa ka ushtruar edhe detyrën e inspektorit pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë gjatë periudhës tetor 2013 deri në mars 2016, kohë gjatë të cilës KLD-ja drejtohej nga Bujar Nishani, në cilësinë e Presidentit. Qafa merrej me ankesat ndaj praktikave abuzive të gjyqtarëve. KLD-ja, sot e zëvendësuar nga KLGJ, ka qenë një nga institucionet më të kritikuara nga ndërkombëtarët, si mburojë e gjyqtarëve të korruptuar.
Arjan Qafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996, duke punuar fillimisht si gjyqtar në Bulqizë dhe në Dibër. Në mars të 2016, Nishani e emëroi në Gjykatën Administrative të Apelit. Qafa u verifikuar nga Komisioni i Vetingut për të tre kriteret, ku nuk mundi të kalonte testin e pasurisë. Bashkëshortja e gjyqtarit, Klodjana Qafa, kishte deklaruar 80 mijë euro, të krijuara sipas saj nga puna part-time pas orarit të shkollës si shitëse në një dyqan rrobash 2000-2004, më pas si mësuese 2004-2008, më pas nga puna në një videotekë (shitje disqesh dhe kasetash) si dhe 10 mijë euro dhuratë për martesë nga vëllai.
Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari tentoi të distancohet nga paratë e bashkëshortes, teksa paraqitur një në KPK një marrëveshje paramartesore, sipas së cilës çifti i kishte menaxhuar veç e veç pasuritë. Por kjo marrëveshje, që kishte dalë në skenë vetëm pas fillimit të hetimit administrativ, u vu në dyshim nga anëtarët e trupës, se mund të hartuar më pas si një alibi. Trupi gjykues paraqiti një dëshmi të bashkëshortes së gjyqtarit në prokurori në vitin 2014, ku ishte pyetur në një hetim penal mbi pasuritë e gjyqtarit, në të cilën ajo thoshte se marrëveshja ishte gojore.
Pas një hetimi të thelluar, Komisioni arriti në konkluzionin se bashkëshortja e gjyqtarit “nuk ka pasur burime financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurisë në formë likuiditetesh
cash në shumën prej 70,000 euro deri në vitin 2008”. Gjyqtari këmbënguli se pasuria e tij ishte e ligjshme, por KPK e shkarkoi, duke e përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia. Mbetet për t’u para nëse Qafa katë vendim do ta ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Ptu faqeziu. Plehra e gjithe plehrave qe ka pas ndonjehere drejtesia shqiptare. Mallku qofte Bujar Nishani qe e beri gjyqtar kete ndotje toksike. Shife cfar i pafytyre, don t ja ngece fajin gruas, ani pse ha burgun ajo, vetem te shpetoje vete.Keni pare keshtu. A mund te presesh te jape drejtesi falas ky tip? Ëëëë? Ik tani ha mut, sa te vijne e te rrasin ne burg. Palaco cirku!
PërgjigjuPo lereni rehat të shkretin se ky i i ka me djersën e P të gruas, ajo thot kam punuar në rrugë ju nuk e besoni..
PërgjigjuSi ka munci qe paska gru Se ky esht gay
PërgjigjuShkerdhate ai bashke me Nishan kopanin.
PërgjigjuKy eshte me i pasuri nder ish dhe gjyqtaret aktuale