Antonela Berishaj, Mariela Berishaj dhe Klea Prenga

I dëmtuan blogeres fytyrën, ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

10 Gusht, 14:59| Përditesimi: 10 Gusht, 18:39

  • Share

Dy motrat Berishaj, Mariela dhe Antonela njëra prej të cilave ka qenë dhe ish konkurente e reality show Big Brother dhe “Përputhen” duket se nuk janë aspak të shqetësuara për mandat arrestin firmosur nga policia pasi dhunuan fizikisht duke i thyer shishen e qelqit në fytyrë një 24 vjeçare.

Shkak, sipas hetimeve të tanishme, është se Mariela Berishaj e akuzonte për lidhje paralele intime që Klea Prenga kishte me bashkëshortin e saj prej një viti.

Instagrami i biznesit të 2 motrave ka vijuar normalisht të përditësohet duke postuar foto ku reklamojnë që të dyja veshjet më të reja. Në fotot e Instagramit të faqes zyrtare të dyqanit ata pozojnë pa asnjë shqetësim para kameras.

Përveç mungesës së ndjesisë së fajit, motrat Berisha duket se po i bëjnë "karshillëk" edhe policisë. Ngjarja u shënua mbrëmjen e 6 gushtit 2024, në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë. Vetë e dhunuara denoncoi në Instagram ish konkurenten e Big Brother dhe motrën e saj se fshiheshin pas dhunimit duke publikuar dhe foto dhe video pas dhunës ku ajo duket se ka marrë dëmtim të rëndë në fytyrë.

Ish banorja e BBV dhe motra e saj, siç pretendon e reja, e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se "ky është mësimi që merr kur futesh në mes të familjes".

Por ndërsa në faqen e tyre të biznesit vijon aktivitet në faqen e saj në instagam Antonela Berishaj, ish-konkurrentja e Për’Puthen ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj.

Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime negative në faqen e saj zyrtare duke e detyruar të ndërmarrë këtë veprim.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/08/2024 02:18

    Jo, nuk e ka goditur,i duhej nje /cash cow/.Si mund t'a godisnin paten u ben veze te arta?!

    Përgjigju
  • Dielli: 10/08/2024 16:51

    Po burrin e saj e goditi me shishe kjo Marinela!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?