DURRËS- Mesditën e sotme është kryer operacioni i IKMT-së për shembjen e pallatit, që ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në lagjen nr 18 të Durrësit.
Për prishjen e objektit 8-katësh u përdorën 20 kg lëndë eksplozive, 5500 fitil detonator....
Nga shpërthimi i fuqishëm kanë pësuar dëme 8 apartamente të pallatit që ndodhet në një distancë prej 7 metrash nga ndërtesa që u shemb.
“Shtëpia e Gëzim Karebit, shih murin ndarës, dritarja që ka ikur komplet në tokë, kërkojmë të vlerësohet dëmi. Ky është pallat që është vlerësuar pa dëme nga tërmeti, nga goditja e eksplozivit ka bërë goxha dëm”, tha banori për Report Tv.
Dëme pësuan dhe dy biznese, vetratat e të cilave u thyen për shkak të distancës së afërt me pallatin. Menjëherë pas shpërthimit ka nisur verifikimi i dëmeve dhe pastrimi i territorit.
Shembja me eksploziv e një pallati në Durrës i cili ishte dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ka sjell dëmtime edhe në një pallat tjetër pranë tij. Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sjell pamje të banesave që janë dëmtuar pasi shpërthimi me eksploziv shkaktoi dëme në mur dhe në orenditë shtëpiake. Kryesisht dëme të mëdha kanë pasur banesat në katin e parë dhe të dytë të pallatit, ndërsa nga 20 familje që ka pallati 8 kanë pësuar dëmtime të mëdha. Burime bëjnë me dije se ka nisur verifikimi në terren nga autoritetet përkatëse.
“Shtëpia e Gëzim Karabeit, shih murin ndarës, dritarja që ka ikur komplet në tokë, kërkojmë të vlerësohet dëmi. Ky është pallat që është vlerësuar pa dëme nga tërmeti, nga goditja e eksplozivit ka bërë goxha dëm”, tha banori për Report Tv.
20 kilogramë eksploziv si dhe 5500 fitil detonator u deshën për të shembur një pallat të dëmtuar nga tërmeti nr.122 në lagjen nr. 18 në Durrës, ndërsa shpërthimi ka shkaktua edhe dëme te bizneset pranë. Nga forca e shpërthimit janë thyer xhamat e dy dyqaneve përballë pallatit. Shpërthimi u krye rreth orës 14:00 ndërsa të gjithë banorët e banesave dhe bizneseve që ndodhen pranë ishin paralajmëruar të largoheshin nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të merrnin masa për të shmangur dëmet.