Neymar dhe Bruna Biancardi

Sport

I dëmtuar te PSG, Neymar 'shënon' jashtë fushe! Baba për herë të dytë

19 Prill 2023, 11:01| Përditesimi: 19 Prill 2023, 11:02

  • Share

Sulmuesi i PSG-së, Neymar dhe e dashura e tij Bruna Biancardi do bëhen prindër të një fëmije. Në kanalet e komunikimit, çifi ka konfirmuar ardhjen në jetë të një krijese të re, me modelen që duket me barkun e rrumbullakosur. Sulmuesi i PSG-së dhe kapiteni i Brazilit ka edhe një djalë nga një lidhje më e hershme, teksa duket se ka "shënuar" sërish jashtë fushë.

"Ne e kemi ëndërruar jetën tënde, po planifikojmë ardhjen tënde dhe dijen që ti je këtu për të shtuar dashurinë tonë dhe për t’i bërë ditët tona shumë më të lumtura. Do të bashkohesh në një familje të bukur, me motrën, gjyshet, xhaxhallarët dhe hallat e mia që tashmë të duan shumë. Shihemi së shpejti biri/bija , mezi presim", thuhet nga çifti.

Kujtojmë se prej disa kohësh Neymar vuan një dëmtim, duke munguar në fushë për PSG-në.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?