Kronikë

I dënuar 11 vite më parë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 37-vjeçari

9 Korrik 2020, 09:41| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 09:42

  • Share

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli është vënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

Arrestimi i L. R është provizor pasi ai do të ekstradohet në Kroaci, për të kryer një dënim. Më herët sipas kodit penal të Kroacisë ai është dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burg për veprën penale të 'abuzimit me drogat narkotike'.

Gjykata e Zagrebit e ka dënuar 37-vjeçarin në 2009, 11 vite më parë, por gjithsesi ai prap tani do të përballet me drejtësinë kroate.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?