Korçë/ I dënuar me 10 vite e 2 muaj burg në Turqi për trafik droge, arrestohet në pikën kufitare në Kapshticë 50-vjeçari turk

25 Qershor, 11:33| Përditesimi: 25 Qershor, 11:39

  • Share

KORÇË- Mehmet Akman, 50-vjeç i lindur në Turqi dhe banues në Holandë, është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi ishte i dënuar për trafik droge në Turqi.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Turqi.

'Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk:

Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Turqi.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/06/2024 03:15

    Shtetesi turke,banues ne Hollande e denuar nga Turqia per trafik narkotikesh dhe arrestohet ne hyrje te kufirit!!Budallenjte tane duhet t'a kishin lene te hynte e t'a /shijonte/ mire vendin,por t'a mbanin nen verzhgim intensiv, se ky vetem per pushime qe s'po vinte.Hollanden,Turqine e Shqiperine vetem nje gje i bashkon.Mund te kishin kapur e ca peshq me te medhenj e ndonje grup.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?