Ilir Hoxha 52 vjeç është arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 muaj e 25 ditë burg për akuzën se ka falsifikuar dokumentet shëndetësore për bizneset që nuk respektonin rregullat anti COVID.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit ndaluan shtetasin në kërkim Ilir Hoxha, 52 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore", kryer në bashkëpunim”, ka njoftuar policia.
Ilir Hoxha u arrestua fillimisht nga operacioni i urdhëruar nga SPAK, që çoi në pranga 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore, të cilët përfituan nga situata e pandemisë së COVID duke shpërndarë tampone për të përfituar lekë. 14 zyrtarët nuk bënin kontrolle të subjekteve tregtare në lidhje me masat anti-covid si dhe përmes përfitimeve materiale shmangin vendosjen e gjobave apo mospenalizime të ndryshme që lidheshin me respektimin e masave për pandeminë. Për këtë ata ushtronin ndikim tek personat e tjerë dhe falsifikoni dokumente ku gjoja nuk ishin konstatuar shkelje.