Lezhë- Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas njoftimit të policisë 52-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer edhe 11 muaj e 17 ditë në qeli.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Lezhë. Nga dënimi i Gjykatës së Apelit të Milanos, me 16 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 17 ditë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Komente
