Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës si i shpallur në kërkim për trafik droge nga autoritetet italiane. Bëhet fjalë për Armand Danin (Isajin) banues në lagjen Gurrile në Shkodër i cili është i dënuar me 14 vjet burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Armand Dani duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.
Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.
Shteti jone si lepires qe eshte dergon shtetasit te vuajne denime jashte cdo lloj standarti Europian , Italia dhe Greqia i masakrojne Shqiptaret sikur te kene vrare njeri dhe kur kapen me sasi te vogla narkotike qe ne vendet e tjera europiane as te denojne fare
Përgjigju