Pasi u dënua me 15 vite burg ditën e djeshme, Domart Konjari i është drejtuar me një letër të hapur ambasadës franceze dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas tij dhe avokatëve, vendimi i gjykatës shqiptare është i padrejtë dhe një me një proces të deformuar.
Gjithashtu ai është dhe i dyshuar si ekzekutori i Devi Kasmit, akuzë të cilën Konjari e mohon në letrën e drejtuar ambasadës franceze. Gjithashtu nga ana procedurale nuk është regjistruar një akuzë për këtë.
Sipas tij, në organin e akuzës shqiptare nuk ka një akuzë për vrasje. Dosja e tij është transferuar nga Franca në Shqipëri.
Pavarësisht se mbi të vuan një dënim prej 15 vitesh, Konjari aktualisht ndodhet në arrati. Ai akuzohet për “trafik narkotikësh” dhe “organizatë kriminale”.
Konjari u arrestua në nëntor 2015 për llogari të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet franceze të drejtësisë. Konjari u lirua nga qelia 5 muaj më vonë, pasi Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.
(Kliko këtu për të lexuar letrën e plote të Domart Konjarit drejtuar Ambasadës Franceze)