KORÇË- Një 57-vjeçar i dënuar ne 15 vite burg për tentativë vrasje është arrestuar në Korçë. Bëhet fjalë për 57-vjeçarin, Agron Osmanllari, alias Osmani, alias Meka.
Ai rezulton i dënuar në vitin 2019 me 15 vjet burg, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri në Bilisht Erion Çollakun. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i është ulur me 10 vite burg, ndërsa gjykata e ka shpallur fajtor për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
Ngjarja ka ndodhur në 3 maj 2018 në qytetin e Bilishtit, ku ka mbetur i plagosur rëndë Erion Çollaku, pas një sherri në lokal. Agron Osmanllari ishte me mikun e tij Venetik Braho duke pirë alkool, dhe pas një sherri, Osmanllari ka qëlluar me armë Çollakun duke e lënë të plagosur dhe është larguar.