Kronikë

I dënuar me 16 vite burg për grabitje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari (EMRI+VIDEO)

10 Tetor, 09:01| Përditesimi: 10 Tetor, 09:11

  • Share

Një 39-vjeçar është ekstraduar nga Greqia për në Shqipëri ku rezulton i dënuar me 16 vite burgim për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim.

Eduard Vushaj nga Shkodra, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkodrës e dënoi me 16 vite burgim për veprën penale ‘Vjedhja me armë’. Eduard Vushaj u arrestua më 27 prill në Greqi në kuadër të operacionit ‘Kartela e Kuqe’.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2013 në fshatin Grabom, ku Eduard Vushaj, së bashku me një tjetër person, kanë ndaluar një automjet ku po udhëtonin dy persona të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin.

Gjithashtu ata plagosën me thika dhe dy personat e më pas janë larguar.

“Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar me 16 vjet burgim, për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?