Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

I dënuar me 16 vite burg për vrasje nga Gjykata e Pukës, ekstradohet nga Greqia 43-vjeçari

15 Dhjetor 2018, 14:20| Përditesimi: 15 Dhjetor 2018, 14:38

  • Share

Pasi i shmangej drejtësisë prej më shumë se një dekade është arrestuar dhe ekstraduar në Shqipëri nga Greqia,  43-vjeçari nga Puka, Bardhok Frroku.

Ekstradimi i Frrokut është bërë këtë të shtunë në Rinas i shoqëruar nga autoritetet greke të cilat e arrestuan për llogari të drejtësisë shqiptare.

Bardhok Frrokun ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2003 pasi Gjykata e Pukës e kishte dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Ai u dënua për vrasjen e fqinjit të tij, ndërkohë që ai iu fsheh drejtësisë shqiptare duke u arratisur në për në Greqi. Arrestimi dhe më pas ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë ishte rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën.

Njoftimi i INTERPOL:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë.

Shtetasi Bardhok Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?