Policia në Greqi ka arrestuar 39-vjeçarin Eduard Vushaj, i cili ishte shpallur në kërkim për një dënim të dhënë nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2016.
Vushaj, i cili u arrestua në Greqi në kuadër të operacionit 'Kartela e kuqe', ndërsa ishte dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë në vitin 2016 nga Gjykata e Shkodrës.
Sipas policisë, në bashkëpunim edhe me një person tjetër, në vitin 2013 në fshatin Grabom në Shkodër, 39-vjeçari Eduard Vushaj, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 persona dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me thikë.
'Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”. Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.
Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë). Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri', njoftoi sot policia.
Komente
