Mustafa Shullani është arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana. 62-vjeçari i cili përdorte edhe identitete të tjera si Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani, ishte i dënuar me 17 vite burg në Itali për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, do të bëhet ekstradimi i 62 vjeçarit drejt Italisë, me qëllim vuajtjen e periudhës prej 11 vitesh e 4 muajsh burgim të mbetur nga dënimi total i dhënë nga Gjykata e Bologna-s.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.