Kronikë

I dënuar me 17 vite burg, vijon zvarritja në Apel për biznesmenin italian Becchetti! Shtyhet sërish seanca

28 Prill, 11:47| Përditesimi: 28 Prill, 13:44

  • Share

Vazhdon të zvarritet në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm gjyqi ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të hënë në orën 09.00, u shty më datë 12 maj ora 09.00 për shkak se avokatët mbrojtës për disa seanca radhazi kërkojnë audio të seancave që janë zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë.

Pasi u tërhoq për gjykim, togat e zeza e pranuan kërkesën e avokatëve. Nga janari i 2024 deri më tani, seanca në Apel është shtyrë 20 herë.

Procesi ende nuk është çelur pasi avokatët e Francesco Bechetit kanë paraqitur kërkesa të shumta, siç ishte edhe seanca e kësaj të hënë ku u kërkuan audiot e seancave gjatë procesit në shkallë të parë.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani vendosën të pranojnë kërkesën e fundit të avokatëve duke u bërë me dije që do ia vënë në dispozicion me e-mail sa më parë audiot e kërkuara, por edhe faktin që nuk do pranojnë më kërkesa të kësaj natyre.

Ishin avokatët e Bechetit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të shkallës së parë që e dënoi biznesmenin italian me 17 vite burg nën akuzën se ai përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 28/04/2025 18:36

    Ju edhe interesat e juaja kur prishen denohen me 17 vjet por kur ka interes hëëë te mbani ne pjate floriri. Ai hapi vende pune ushqeheshin familje. Paska hapur skema me tvsh. Po si ka mundesi e lejuat ju edhe na doli pastaj. Dmth ska kontroll fare nga asnje organ ligjzbatues ne kete territor i bie. Vetem kur denoncojne qytetaret ngrihet shteti. Bravo bravo shtet bananesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?