Foto ilustruese

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

28 Nëntor, 11:33| Përditesimi: 28 Nëntor, 11:35

  • Share

Elbasan- Policia e Elbasanit ka arrestuar një 55-vjeçar nga Gramshi, i cili është dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga dënimi, 55-vjeçarit i kanë mbetur edhe 7 muaj pa kryer.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim L. H., 55 vjeç, banues në Gramsh.

Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 muaj burgim), për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?