Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Qafë Thanë teksa po tentonte të hynte në Shqipëri. Alija Arslan ishte shpallur në kërkim nga Interpol Bern pasi ishte i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge nga autoritetet zvicerane.
“Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.
34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.”, njofton policia.
Interpol Tirana po kryen veprimet në bashkëpunim me Interpol Bern për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.
Komente
