Foto ilustruese

Kronikë

I dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge në Zvicër, kapet në Qafë Thanë 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut! Pritet ekstradimi (EMRI)

6 Korrik, 10:00| Përditesimi: 6 Korrik, 10:25

  • Share

Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Qafë Thanë teksa po tentonte të hynte në Shqipëri. Alija Arslan ishte shpallur në kërkim nga Interpol Bern pasi ishte i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge nga autoritetet zvicerane.

“Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.”, njofton policia.

Interpol Tirana po kryen veprimet në bashkëpunim me Interpol Bern për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?