Izet Haxhia

I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë

22 Mars 2023, 13:54| Përditesimi: 22 Mars 2023, 14:25

  • Share

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundështon vendimin e dhënë në 31 tetor të vitit të kaluar ku Gjykata e Apelit të Tiranës e shpalli fajtor duke e dënuar me 21 vite burg.

Izet Haxhia akuzohet se në maj të vitit 1998, ka vrarë me armë zjarri ish deputetin demokrat, Azem Hajdari. Vendimi për dënimin e tij me 21 vite burg u mor nga gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës në shkurt të vitit 2022 por ish truproja e Berishës e ankimoi në gjykatën e Apelit ku më pas në tetor u la në fuqi i njëjti vendim. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Ai i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se Azem Hajdarin e vrau Fatmir Haklaj dhe se Haxhia ishte gjendur rastësisht pranë vendit ku ndodhi vrasja.

Më 8 Maj 2018 Izet Haxhia preku tokën shqiptare me pranga në duar për t’u vendosur në qelitë e paraburgimit 313. Nga ajo ditë ai nisi betejën ligjore për pafajësi. Fillimisht iu pranua rigjykimi, por plot 12 kërkesa për t’iu hequr masa e arrestit me burg iu refuzuan.

Përgjatë procesit të rigjykimit Hazhia kërkoi të ballafaqohej dhe të dëshmonte në gjyq për vrasjen e shekullit edhe ish kryeministri Sali Berisha, që sipas ish-truprojës ka urdhër vrasjen e Hajdarit, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Më 12 shtator 1998 në një atentat mafioz u vra Azem Hadjari, krim për të cilin pas dënimit me burg përjetë të Jaho Mulosmanit, u dënua edhe Izet Haxhia.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?