Burgu i Peqinit

Kronikë

I dënuar me 22 vite burg për vrasje, GJKKO rrëzon kërkesën e Altin Kodrës për të dalë nga '41-bis'

14 Shkurt, 16:04| Përditesimi: 14 Shkurt, 16:23

  • Share

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Altin Kodrës për të dalë nga Regjimi i Posaçëm '41-bis' 

I dënuar me 22 vite burg për vrasje, Kodra u fut në regjimin 41 biss për 1 vit. Ai kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Ankim kundër Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 623, datë 06.12.2024 “ Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Sigurisë së Lartë, por kjo kërkesë është rrëzuar nga GJKKO.

‘Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të K.Pr.Penale, si dhe nenin 17 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 20/743, datë 14.02.2025 vendosi: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Altin Kodra’, thuhet në njoftim.

Më 16 dhjetor 2024, Altin Kodra, ka kaluar në regjimin e posaçëm 41 bis në burgun e Peqinit. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” Kalimi i tij në regjimin bis, u bë pasi gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?