I dënuar me 25 vite burg në Itali, Gjykata e Tiranës njeh vendimin për ‘Ufon’! Ilir Paja nuk do ekstradohet! Avokatët: Është dënuar një herë për këtë vepër

29 Mars 2023, 11:46| Përditesimi: 29 Mars 2023, 16:14

  • Share

Ilir Paja, një eksponent i njohur për krimet në Itali, ku iu edhe nofka Ufo, do të vuajë ne Shqipëri 25 vite burg, dënimi I dhënë nga gjykata italiane për disa vepra të rënda penale. Kërkesa e prokurorisë u parnua nga Gjyakate e Tiranës, por avokatët kundërshtuan dhe thanë që do e apelojnë, pasi Ilir Paja sipas tyre e ka ktyer një herë dënimin për këto akuza.

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të njohur vendimin e dhënë nga shteti italian për Ilir Pajën, i dënuar me 25 vite burg per veprat penale të vrasjes, vrasje e mbetur ne tentative, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas vendimit të gjyqtarit Gerd Hoxha Paja do ta kryejë heqjen e lirisë në Shqipëri, ku me heqjen e kohës së paraburgimit, dënimi I mbetur është është 24 vjet e 8 muaj burg. Avokatët mbrojtës të Ilir Pajës, kundështuan vendimin nën argumentimin se klienti i tyre është dënuar njëherë për këto vepra nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ka kryer 17 vite burg. Ata thanë se do të  apelojnë vendimin. 

 “Është vendim i padrejtë pasi gjykata e shkallës së parë për krime të rënda e ka dënuar Ilir Pajën për të njëjtat fakte penale dhe ai vendim është ekzekutuar nga ana e shtetasit Ilir Paja dhe në këto kushte është një nga kriteret ligjore ku nuk plotësohen kushtet për njohjen e vendimit penal të huaj kur nga ana e republikës së shqipërisë është lëshuar një vendim mbi të njëjtat vepra penale”- u shpreh avokatja, Arjola Shehri.

Ilir Paja u arrestua në nëntor të 2022 në Tiranë, në një lokal në Laprakë. Gjatë arrestimit policia i sekuestroi dhe një shumë prej 5 mijë eurosh. 3 muaj i janë dashur policisë të vërtetojë se personi që mbanin në përgjim, ishte i shumëkërkuari nga drejtësia italiane, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe rrëmbim personi, ngjarje që kanë ndodhur rreth vitit 2006. Paja ishte arrestuar në mars të vitit 2008 pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në Tiranë, I cili e njohu të shumëkërkuarin. Pas gati 10 viteve në qeli, në nëntor të 2017-ës, Ilir Paja u lirua me kusht para përfundimit të dënimit nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, me argumentin se vuante nga një sërë sëmundjesh, të vërtetuara me raporte mjekësore. Ilir Paja mori nofkën “Ufo” nga policia italiane per shkak të  dy arratisjeve spektakolare nga burgjet e sigurisë së lartë në vendin fqinj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/03/2023 02:51

    T'i beje nje per nje 25 vjet dhe asnje ulje.Denimin e pare e ka dhene gjykata shqiptare,te dytin ajo italiane.Krimet mund te jene te njejta,por gjykatat e kodi penal mbi te cilin bazohet dhe arsyetimet e dhenies se ketyre denimeve jane te ndryshme,keshtu qe nuk vlen justifikimi i avokateve.

    Përgjigju
  • Populli: 29/03/2023 13:07

    Keto elemente te rrezikshem duhen zhdukur pergjithmone nga qarkullimi.

    Përgjigju
    • polici: 29/03/2023 19:10

      he se aty e ka po doli ka bere mekate e mezi presin te dali do perfundoje sic perfundojne ca tip biznesmena ne vend qe del qe kane llogari te hapura e i vjen mbyllja e llogarise

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?