Kronikë

I dënuar me 25 vjet burg për vrasjes, ekstradohet 43-vjeçari nga Franca drejt Shqipërisë

27 Mars 2023, 15:00| Përditesimi: 27 Mars 2023, 15:08

  • Share

Një 43-vjeçar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.

Bledar Mneri është një prej tre të shumëkërkuarve që policia i publikoi në 2020-ën së bashku me Dritan Rexhepin dhe Gazment Nebiun.

SI.E./B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • iliri: 28/03/2023 00:49

    hajde tani te ushqejme dhe gabelin ne burg tani...

    Përgjigju
    • tiorna: 10/04/2023 12:25

      ai gabeli ti pret gishtat po tja thush ne sy! bledi rremes cuni me garip i brezit tim nuk i bonte syni terr qe 14 vjec!

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?