Foto ilustruese

Kronikë

I dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për drogë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

9 Tetor, 11:49| Përditesimi: 9 Tetor, 11:50

  • Share

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi rezulton i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për trafik lëndësh narkotike.

Ndërsa policia thekson se 35-vjeçarit, i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e 4 muaj burgim.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën dhe ndaluan shtetasin R. K., 35 vjeç, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim, 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e 4 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?