Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi rezulton i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për trafik lëndësh narkotike.
Ndërsa policia thekson se 35-vjeçarit, i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e 4 muaj burgim.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën dhe ndaluan shtetasin R. K., 35 vjeç, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim, 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e 4 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
