Momenti i arrestimit të Ani Begajt

I dënuar me 35 vite burg për Masakrën e Çoles, del para gjykatës Ani Begaj! U arrestua dy ditë më parë! Lihet në burg edhe shoku i tij

9 Korrik 2022, 10:49| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 10:51

  • Share

VLORË-Ani Begaj, i dënuar me 35 vite burg për masakrën e Çoles në Vlorë, ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me dënimin pas arrestimit të para 2 ditëve. Ndërsa personi tjetër më të cilin shoqërohej, djali e xhaxhit të tij Elton Begaj është lënë në ‘arrest me burg’.

Kujtojmë se dy të rinjtë ishin duke lëvizur me një automjet tip Nisan dhe nuk i kanë ndaluar policisë në Lungomare. Janë ndjekur nga policia dhe janë ndalur në një rrugicë në lagjen pavarësia të Vlorës, teksa i janë gjetur edhe dy armë tip pistoletë.

Masakra e Çoles është një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura në Vlorë. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?