Kronikë

I dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për kultivim të bimëve narkotike, 43-vjeçari në Krujë (EMRI)

31 Korrik, 11:18| Përditesimi: 31 Korrik, 11:31

  • Share

Krujë- Një 43-vjeçar i dënuar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Krujës.

Lulzim Kullaj ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj nga Gjykata e Tiranës shkurt të 2023-it për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur, dhe vjedhje të energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Operacioni u kodua 'Inside'.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, me objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Inside”, kapën shtetasin L. K., 43 vjeç.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 09.02.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?