Fushë - Krujë/ Një person është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ishte i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
I arrestuari është M.S., 24 vjeç, banues në Fushë - Krujë. Për kapjen e tij është dashur bashkëpunimi i Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë dhe Shërbimeve të Stacionit të Policisë Fushë - Krujë.
Foto ilustruese
Kronikë
I dënuar me 4.8 vite burg, arrestohet 24-vjeçari në Fushë-Krujë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë - Krujë, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kanë arrestuar të shpallurin në kërkim M.S., 24 vjeç, banues në Fushë - Krujë.
Redaksia