Foto ilustruese

I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

6 Shtator 2020, 13:33| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 13:40

  • Share

DURRËS- Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 7 vite burg për trafik droge është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Personi i arrestuar është me iniciale K.R., banues në Pjezë të Shijakut, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 7 vite burg për trafik droge.

Gjithashtu është ndaluar shtetasi kosovar F.D., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale " Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?