MAT- Pas publikimit të fotove të personave në kërkim nga Policia është bërë i mundur ndalimi i Alban Gjegjit. 43-vjeçari u arrestua në muajin shkurt të këtij viti si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë duke u dënuar me 8 vjet burg.
Pasi gjykata e nxorri nga qelia në “arrest shtëpie” Alban Gjegji u arratis pak ditë pas vendimit të gjykatës. Për shkak të krimeve të kryera, Gjegji ishte pjesë e listës 22 të kërkuarve në listën e qarkut të Dibrës të publikuar më 18 nëntor. (LEXO KËTU)
Për më shumë detaje lidhur me arrestimin e tij të bujshëm të Gjegjit në kullën e prindërve të tij (SHIKO KËTU)
NJOFTIMI I POLICISË:
Mat
Publikimi i personave në kërkim nga Policia, bie në pranga një prej të kërkuarve falë informacioneve të ardhura nga qytetarët.
Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal “ “ Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas i dënuar me 8 vite burgim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim si dhe në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët pas publikimit të foto-ve, të të kërkuarve, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, Mat.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë , e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal”, “ Kultivim i bimëve narkotike ”,kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
Komente
